Pamje të mrekullueshme të lëvizjeve nëpër Kosovë të Forcës Rezervë Strategjike britanike
Gjatë muajit shtator, në Kosovë mbërritën rreth 300 trupa shtesë rezervë britanike në kuadër të KFOR-it.
Veç tyre, edhe nga Shqipëria pati ardhje të trupave britanike, dhe të gjithë këta po marrin pjesë në disa stërvitje.
Kanali zyrtar në platformën X i Shtabit të Përhershëm të Përbashkët (PJHQ) i Mbretërisë së Bashkuar ka shpërndarë disa fotografi të mrekullueshme të lëvizjeve që Forca Rezervë Britanike po i bën nëpër Kosovë.
“Grupi i Betejës 1 Yorks ka kaluar përgjatë Korridorit VIII të korridoreve Pan-Evropiane. Ky shirit i asfaltit është i një rëndësie strategjike për Ballkanin dhe BE-në në përgjithësi. Kalimi transit i Forcave Rezervë Strategjike thekson angazhimin e NATO-s dhe Mbretërisë së Bashkuar në rajon”, ka shkruar PJHQ në X.
Këtë postim e ka shpërndarë në platformën X edhe Atasheu Ushtarak Britanik në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, me mbishkrimin:
“Disa shkrepje të mrekullueshme të Forcës Rezervë Strategjike të KFOR-it nga Ushtria Britanike duke lëvizur nëpër Kosovë”, shkroi profili “UKDefenceKosovo”.
The 1 Yorks Battlegroup have made their way along Corridor VIII of the Pan-European corridors🌍🚚
🛣️This ribbon of tarmac is of strategic
importance for the Balkans & wider EU, the Strategic Reserve Force transit emphasises the @NATO & UK commitment to the region🤝@BritishArmy pic.twitter.com/UKznZGlosk— Defence Operations 🇬🇧 (@DefenceOps) September 28, 2024