Pamje të patransmetuara: Si u godit Sali Berisha, rruga që ndoqi agresori (video)

06 dhjetor 2022 | 22:06

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit sot me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në emisionin Now në Euronews Albania u transmetuan disa pamje të papublikuara ku duket 31-vjeçari duke depërtuar mes turmës derisa del para krydemokratit Berisha, të cilin e qëllon një herë me grusht përpara se të neutralizohej nga badigardët e Berishës.

31-vjeçari Gert Shehu prej mesditës së të martës është shtruar në spitalin e Traumës me hematoma të shumta në pjesën e fytyrës dhe të kokës.

Berisha deklaroi pas sulmit se Gert Shehu është agjent i infiltruar i policisë ndërsa nëna e 31-vjeçarit në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD teksa theksoi se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar. Kjo gjë u konfirmua për Euronews Albania edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet që ndodhën…