Pamje të reja nga atentati i Trumpit

25 korrik 2024 | 08:39

Dalin pamje të reja që tregojnë pasojat e tentativës për vrasjen e Donald Trumpit në një tubim në fillim të këtij muaji.

Videoja tregon oficerë dhe agjentë të ndryshëm që qëndronin pranë trupit të të armatosurit, Thomas Crooks, ku ai u ngjit për të qëlluar ish-presidentin.

“Ky është ai”, thotë një oficer, ndërsa agjentët përmendin snajperin që pikasi Crooks. Video u shpërnda nga senatori amerikan, Chuck Grassley, i cili tha se ishte marrë nga Njësia e Shërbimeve të Emergjencave të Qarkut Beaver.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot e nesër organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët…