Pamje të reja nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë (foto)
22 korrik 2018
| 13:44
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është gati për ndeshjen testuese, më 28 korrik.
Stadiumi pritet t’i plotësojë kushtet për kategorinë e katërt të UEFA-s. Në këtë stadium do t’i zhvillojë ndeshjet Kombëtarja e Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve, format i ri i UEFA-s, që nis në shtator të këtij viti.
Më 28 korrik stadiumi testohet nga ish-futbollistë, politikanë e artistë.