Pamje të reja të dorëzimit të ushtarëve të Putinit – forcat ukrainase po përparojnë brenda Rusisë
Ushtria ukrainase vazhdon të përparojë në rajonin rus të Kurskut, duke thyer linjat shtesë mbrojtëse.
Në videon më të reja të publikuar në rrjetet sociale raportohet se 50 ushtarë rusë janë kapur robër lufte.
Kjo është hera e parë në mbi 70 vjet që po pushtohet shteti rus.
Gjithashtu raportohet se forcat ukrainase kanë thyer të paktën dy linja mbrojtëse, tregojnë hartat e publikuara nga Instituti amerikan për Studimin e Luftës.
ISW raportoi se imazhet e gjeolokuara treguan se automjetet e blinduara ukrainase kishin avancuar në një pozicion pak më shumë se 10 kilometra brenda kufirit rus, ndërsa burimet ruse raportuan se 11 vendbanime ishin kapur.
“Kjo zonë mbulon 350 kilometra katrorë”, njoftoi agjencia – zonë sa qytetet amerikane, Filadelfia ose Atlanta.