Pamje të rënda kur qytetari u godit nga vetura në Istog sapo doli nga kafeteria

15 shtator 2024 | 21:15

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Istog, ku një person është goditur nga një veturë sapo ka dalë nga kafeteria.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Postës, në qendër të Istogut,.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se si tronditen nga ky rast të tjerë persona që gjenden në lokal, të cilët menjëherë vrapojnë për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit.

Pamjet e publikuara nga Indeksonline mund t’i shihni duke klikuar KËTU

Fatmirësisht, Shatri është jashtë rrezikut për jetë, por që ka pësuar disa lëndime trupore.

Një ditë më parë, Shatri kishte zbarkuar nga bjeshkët e Istogut në qendër të qytetit, pas një qëndrimi të gjatë në male./Indeksonline/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna armësh janë dëgjuar sërish në një aktivitet të…