Pamje të rënda | Momenti kur terroristët e Hamasit hyjnë në Izrael, vriten civilët në një veturë

10 tetor 2023 | 13:33

Në internet është publikuar një video e re e hyrjes së militantëve të Hamasit në Izrael të shtunën.

Bëhet fjalë për hyrjen në pikëkalimin kufitar në Be’eri. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen dy persona të armatosur e të uniformuar duke iu afruar portës që e mbante rrugën të mbyllur.

Ata fshihen anash rrugës dhe njëri prej tyre pastaj futet në një kabinë ku zakonisht qëndron një rojë, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në ato çaste afrohet një veturë dhe i armatosuri tjetër shtie në drejtim të vozitësit e pasagjerëve. Vozitësi shihet i përgjakur, ndërsa vetura vazhdon të lëvizë ngadalë pas hapjes së portës.

Dy militantët i vrasin personat që ndodheshin në veturë, ndërsa porta hapet, duke ua mundësuar hyrjen në komunitet.

Në atë qytezë më vonë ishin gjetur trupat e më shumë se 100 izraelitëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant…