![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/08/2773137E-71C0-49F4-B072-358DB4B04982-1.jpeg)
Pamje të rënda nga aksidenti mes tre makinave në autostraden “Ibrahim Rugova”
09 gusht 2024
| 23:26
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Bajram Krasniqi.
Krasniqi po ashtu tregoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.
Nga pamjet shihet se ka dëme të mëdha materiale edhe në vetura.