Pamje të rënda nga sulmi në Gjermani | Makina hyn mes tregut të Krishtlindjeve (Video)
20 dhjetor 2024
| 22:05
Një makinë ka hyrë mes turmës së qytetarëve në një treg Krishtlindjesh në qytetin Magdeburg, në jug të Gjermanisë.
Sipas informacioneve paraprake, një person është konfirmuar i vdekur dhe 60 deri në 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e rënda ku shihet një makinë me shpejtësi të madhe teksa përplas dhjetra qytetarë që ndodhen në tregun e Krishtlindjes. Po ashtu, shumë qytetarë janë parë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur.
Policia raportohet se ka arrestuar shoferin e makinës. Rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i autorit mbeten ende të paqarta.
Kujdes! Pamje të rënda nga momenti i përplasjes së qytetarëve.