Pamje të rralla: Muzikë dhe atmosferë festash në kryeqytetin e Sirisë, Damask
19 dhjetor 2024
| 19:48
Pamje të rralla vijnë nga Damasku, kryeqyteti i Sirisë, vetëm pak ditë pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad.
Kryeqyteti sirian është zbukuruar nga dritat festive në prag të ndërrimit të viteve, teksa në disa sheshe dëgjohet muzikë.
Rrugët dhe sheshet janë parë të mbushura me të rinj e të reja, familjarë me fëmijë, pavarësisht se situata konsiderohet ende e brishtë.
Disa vende perëndimore kanë premtuar tashmë ndihma në miliona euro për popullsinë civile n Siri, kryesisht për ata që kanë më tepër nevoja mjekësore dhe ushqim.
Pamjet nga Reuters: