Pamje të rralla të familjes së Adem Jasharit, tri javë para sulmit nga Serbia

26 gusht 2020 | 08:33

“27 janar 1998. Këto janë pamjet e sulmit të parë të serbëve ndaj familjes Jashari. Në çdo vend shihen vrima të mbetura të plumbave, por e gjithë familja Jashari shpëtoi nga sulmi”, kështu e fillon rrëfimin televizioni zviceran SRF.

Në video shihen Hamëz Jashari, i cili flet për represionin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Shaban Jashari, babai i Heroit Adem Jasari, në odën e tij flet pa frikë dhe i vendosur për të luftuar. Në video shihet nëna e Adem Jsharit dhe pjesëtarë të tjerë të familjes që sot nuk jetojnë më.

I vetmi personalitet në odën e Jasharëve shihet profesori i shquar Zekeria Cana, i cili në atë kohë ishte zyrtar i LDK-së.

Në kullën e Jasharëve shihet armatim i madh, shkruan ‘FMimages.net’.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj, ka…