Pamje të rralla, vajza dhe mbesa flasin për Isa Boletinin dhe luftërat e tij

15 janar 2023 | 08:09

Vajza e Isa Boletinit, Ajete Boletini dhe mbesa e tij, Hajrie Boletini, në një intervistë të vitit 1976 kanë rrëfyer momentin kur kulla e Isa Boletinit ishte rrethuar nga turqit.

Vajza e tij thotë se sa herë që Isa Boletini shkonte në shtëpi, ata gëzoheshin shumë. Ai i përqafonte dhe ikte përsëri.

“Kur ike në shpi, ne u gzojshum, na përqafke kaniher edhe ike shkojke”.
Në këtë video dëgjohet edhe mbesa e tij, Hajrie Boletini e cila tregon në detaje momentin kur kulla e Isa Boletinit rrethohet nga turqit.

“Na erdh lajmi që po rrethohemi. Axha ishte në një fshat, në Isniq, ishte një furutune e madhe, borë e shi. Atë natë erdhi axha prej Isniqi, lajmi shkoj që ka ardhë. Atrë natë gjithë natën sflejtum. Vëllai im Januzi doli roje, axha në shtëpi në kullë,. Kur u bë mëngjes, krisi pushka, mrrijti ushtria. Doli axha prej kulle, me shokë, ishte borë e madhe.

Axha në mbramje na tha: mos dilni prej shpije edhe mos hiqni gjë. Ne sguxojshim me hek gjë prej shpije. Dulën ata, ishte një kodër e madhe. Filloi pushka e topi”, tha mes tjerash e mbesa e heroit.

Më poshtë mund të dëgjoni rrëfimin e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi i drejtësisë edhe në këtë vit do të vazhdojë…