Pamje të tmerrshme nga Florida, uragani po “gëlltit” gjithçka
10 tetor 2024
| 08:48
Uragani Milton ka mbërritur në Florida dhe çdo minutë po mbërrijnë pamjet e tmerrshme të stuhisë së kategorisë së pestë që po shkatërron aktualisht shtetin e tretë më të populluar federal amerikan.
Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 600 mijë shtëpi në Florida janë pa energji elektrike. Shërbimet e urgjencës kanë ndërprerë punën, ndërsa zjarrfikëset dhe policia do të përgjigjen, siç pretendojnë ata, sapo të jetë e sigurt.