Pamje të tmerrshme të incidentit në aeroplanin Prishtinë-Basel (Video)
Dhjetë (10) persona janë lënduar në një fluturim të linjës Prishtinë-Basel si pasojë e turbulencave që ka pasur aeroplani.
Aeroplani i kompanisë “ALK Airlines” kishte 121 pasagjerë dhe 20 minuta para se të ulet ka ndodhur incidenti.
Zëdhënësja nga “EuroAirport” në Zvicër, ka thënë se ekipet e emergjencave kanë dalë menjëherë në aeroport pasi aeroplani ishte ulur dhe i kanë trajtuar të lënduarit.
Udhëtarët shqiptarë që ishin brenda aeroplanit kanë rrëfyer për “klankosova.tv” tmerrin që kanë përjetuar gjatë turbulencave të mëdha.
Ata kanë thënë se disa prej pasagjerëve janë gjakosur në kokë dhe se rripat e sigurimit janë këputur nga turbulencat e mëdha.
Po ashtu, ata janë ankuar se shkak për këtë incident ishte vjetërsia e aeroplanit dhe se të tilla raste të turbulencave ka pasur edhe herë të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=48dWfpxYq4Q