Pamje zemërthyese nga Gaza

22 tetor 2024 | 08:20

Mijëra fëmijë palestinezë kanë humbur familjet e tyre mes sulmit të vazhdueshëm të Izraelit në Gaza, i cili ka zgjatur për më shumë se një vit.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon gjithë tmerrin në zonën e luftës të Gazës.

Në video shihet një vajzë e vogël palestineze e lodhur që mban mbi supe motrën e saj të vogël të plagosur. Ajo bën rrugën e saj nëpër rrugët e rrënuara për të shkuar te mjeku.

E pyetur nga kameramani se ku po shkon, vajza thotë se po e çon motrën te mjekët dhe se është përplasur nga një makinë.

“Jam e lodhur, e kam mbajtur prej një ore dhe ajo nuk mund të ecë”, tha vogëlushja.

Fotoreporteri Alaa Hamouda ka kapur pjesë nga udhëtimi i mundimshëm i vajzave, i ka publikuar në profilin e tij në Instagram dhe i ka çuar me makinën e tij në kampin e refugjatëve Bureij, shkruan Aljazeera.com.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë…