Pamjet dramatike nga ajri të zjarrit në Los Angeles – Si ishte dhe si është kthyer në ferr qyteti i engjëjve

11 janar 2025 | 14:09

Autoritetet amerikane po vijojnë të mbajnë të bllokuar qarkullimin në shumë zona të Los Angeles i përfshirë nga zjarre masive që kanë shkaktuar deri tani të paktën 10 viktima. Deri tani llogariten mbi 10 mijë ndërtesa të shkrumbuara me dëme që thuhet se kanë arritur në miliarda dollarë. Dy nga 4 vatrat e zjarrit janë ende jashtë kontrollit.

Problem mbeten për autoritetet plaçkitjet në zonat ku është urdhëruar evakuimi i banorëve. Deri tani ka pasur të paktën 20 të arrestuar për vjedhje të banesave dhe bizneseve.

Pamjet satelitore të kompanisë së njohur Maxar tregojnë se si lagje të tëra, disa me shtëpi jashtëzakonisht të shtrenjta janë bërë hi për pak orë.

Si ishte dhe si është kthyer në ferr qyteti i engjëjve:
Shtëpi të djegura ka edhe në Malibu në bregdetin e Paqësorit, që para zjarreve ishte një nga më të bukurat në zonë.


Si ishte dhe si është kthyer në ferr qyteti i engjëjve:
Kjo lagje është shkatërruar tërësisht brenda pak orësh.


Si ishte dhe si është kthyer në ferr qyteti i engjëjve:
Në këtë tjetrën, kjo lagje u fshi në pak orë.

Të vetmit persona që lejohen të hyjnë në këto zona janë zjarrfikësit, urgjencat dhe persona të zonës. Ata që shkelin urdhrat mund të arrestohen ose gjobiten. Autoritetet theksojnë se shtetrrethimi “do të zbatohet rreptësisht” për të rritur sigurinë publike, për të mbrojtur pronën dhe për të parandaluar thyerjet ose plaçkitjet në zonat që banorët janë evakuuar.

“Ne nuk bëjmë shaka për këtë,” paralajmëroi sherifi, duke thënë “ne nuk duam që dikush të përfitojë nga fatkeqësia”.

Ditën e sotme është raportuar për arrestimin e një personi që ka tentuar të ndezë një zjarr në zonën e Woodland Hills. Ai është duke u marrë në pyetje, por ende nuk dihet nëse janë ngritur akuza për zjarrvënie.

Në total, rreth 10 000 zjarrfikës dhe 600 ushtarë të Gardës Kombëtare po luftojnë në disa fronte. 1059 zjarrfikëse, 143 cisterna uji si dhe 116 makina janë ende në aksion. Helikopterët dhe avionë zjarrfikës po operojnë nga ajri.

– Në vatrën Palisades zjarri ka djegur mbi 80 mijë hektarë dhe mbetet pothuajse tërësisht i pakontrolluar. Më shumë se 3 000 zjarrfikës dhe personel tjetër janë hedhur në betejë. Kushtet e motit janë të rrezikshme pasi priten erëra të forta.

– Fronti Eaton ka djegur mbi 48 000 hektarë dhe është ende pothuajse i pakontrollueshëm. 1500 njerëz operojnë në këtë front.
– Fronti Hurst ka djegur mbi 3000 hektarë dhe është pjesërisht i kontrolluar. Urdhrat për evakuim të shtëpive janë hequr.
– Fronti Kenneth është pjesërisht i kontrolluar, por ka djegur 4000 hektarë. Edhe këtu janë hequr urdhrat e evakuimit.

Për momentin numri i personave që janë urdhëruar të evakuohen është 153 000 dhe 166 800 të tjerë janë gati ta bëjnë këtë nëse u kërkohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra “Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur”: Të dashur…