Pamjet e rënda | Tigri sulmon trajnerin e cirkut, i kafshon qafën gjatë performancës (Video)

03 janar 2023 | 18:31

Në një incident tronditës ka ndodhur në Itali, një tigër sulmoi një trajner cirku gjatë një shfaqjeje live në provincën italiane të Lecce të enjten në mbrëmje, raportoi Metro .

Një video e incidentit, e cila është shfaqur në disa rrjete sociale, ka kapur momentin e frikshëm kur trajneri i cirkut u tërhoq përtokë nga tigri.

Videoja e shpërndarë në rrjet tregon trajnerin e cirkut duke u përqendruar te një tigër tjetër kur tigri i dytë hidhet mbi të nga pas.

Ndërsa trajneri 31-vjeçar, i identifikuar si Ivan Orfei, bërtet nga dhimbja dhe përpiqet të çlirohet nga kthetrat e tigrit, ai e kafshon në qafë.

Ndërkohë, njerëzit në audiencë dëgjohen duke bërtitur.

Për fat të mirë, Orfei i shpëtoi pasi ndihmësi i tij e goditi tigrin me tavolinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e para të së martes një konflikt në…