Pamjet e rralla, çfarë mbeti në Notre Dame pas ferrit (FOTO)
17 prill 2019
| 13:44
Zjarri shkatërrues që shkriu zemrat e francezëve dhe njerëzve nga e gjithë bota, la pas vulën e shkatërrimit në ndërtesën më të madhe mesjetare e cila i kishte shpëtuar kohës për 850 vjet me radhë.
Foto të rralla të marra nga ajri tregojnë çfarë la prapa ‘ferri’ në Notre Dame të Parisit, 2 ditë më pas.
Ajo që i ngushëllon francezët është fakti se struktura e ndërtesës nuk u prek nga zjarri, çka e bën të mundur rindërtimin e katedrales historike, edhe pse do të jetë e vështirë të rikthesh qindra vitet e historisë që e kanë shënjuar.