Pamjet “hot” të këngëtares shqiptare, Bebe Rexha tund të pasmet teksa partneri…

05 shtator 2021 | 14:28

Pak ditë më parë, Bebe Rexha dhe partneri i saj Keyan Safyari, udhëtuan drejt Italisë pasi ishin të ftuar në eventin e rëndësishëm të “Dolce &Gabbana”. Teksa ndodheshin në qytetin e bukur të Venecias, këngëtarja e famshme shqiptare, ka marrë herë pas here vëmendjen e të gjithëve me veshjet e saj ekstravagante.

Por së fundmi, ajo ktheu sytë nga vetja me disa postime të bëra në “Instastory”. 32-vjeçarja  ka ndarë me ndjekësit disa video ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë bezhë dhe me dekolte mjaft të hapur.

E sigurisht që vihet re shumë lehtë se artistja e famshme nuk mban reçipeta dhe duket shumë sensuale me pamjen e saj. Rexha shfaqet duke kërcyer me të dashurin e saj në një jaht luksoz.

Ndërsa në disa video të tjera të publikuara po në” Instastory”, Bebe tregon të pasmet bombastike e veshur me bikini të zeza. Ajo thotë se ato nuk janë perfekte, por i pëlqejnë shumë.

Pamjet “hot” të këngëtares shqiptare, Bebe Rexha tund

Pamjet “hot” të këngëtares shqiptare, Bebe Rexha tund

Pamjet “hot” të këngëtares shqiptare, Bebe Rexha tund

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë…