Pamjet që po bëhen virale: Erdogani i sëmurë, mezi ecën (video)
Së fundmi mediet e huaja kanë treguar interes të shtuar për presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili me sa duket nuk është mirë nga ana shëndetësore.
Disa javë më parë, “Foreign Policy” ka pohuar se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore.
Ka mendime se Erdogan është i sëmurë me kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk.
Por vetëm një ditë më parë ai u pa duke ecur me vështirësi, pasi dha një deklaratë për mediat turke.
Ai u pa të tërhiqte zvarrë këmbët e tij ndërsa dukej se kishte këpucë speciale, të cilat ndihmojnë për të mos humbur ekuilibrin. Megjithatë qeveria turke nuk e ka konfirmuar asnjëherë se Erdogan vuan nga një sëmundje e rëndë.