Dyshja, të cilët i bashkoi industria e filmit, dëshiruan që me këtë veprim dasma e tyre të mbahej mend më gjatë
Që ditën e tyre të veçantë, të dasmës t’a bëjnë sa më të bukur, epike dhe emocionuese, çiftet mendojnë detaje nga më të ndryshmet. Nga më normalet deri te çmenduritë, metodat janë të larmishme.
I tillë ka qenë rasti i një çifti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gabe Jessop dhe Ambyr Bambyr i vunë vetes zjarrin qëllimisht.
Dyshja, të cilët i bashkoi industria e filmit, dëshiruan që me këtë veprim dasma e tyre të mbahej mend më gjatë.
Pamjet e shpërndara në rrjete sociale shfaqin çiftin të kapluar nga zjarri, i cili filloi nga buqeta e luleve dhe më pas u përhap në kurrizin e të dyve.
Pas një parakalimi të shkurtër, ata u ulën ndërsa persona të tjerë fikën zjarrin.