Pan-Serbizmi po kërcënon Ballkanin

20 dhjetor 2023 | 22:46

Shkruan: Burim Ramadani

Udhëheqja aktuale e Serbisë, e cila tashmë edhe është konfirmuar, promovon Pan-Serbizmin dhe kështu kërcënon sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Pan-serbizmi, i cili në të kaluarën kishte edhe emra të tjerë, si ‘Serbia e Madhe’ dhe ‘Bota serbe’, tani mund të kalojë edhe në frazën ‘Konfederatë të territoreve serbe’, e cila është gjithashtu një lloj kërcënimi për Ballkanin Perëndimor.

Një ideologji e tillë mund të ndalet vetëm me zgjerimin dhe praninë e mëtejshme të NATO-s në rajon, si dhe me ndëshkimin e drejtpërdrejtë të udhëheqjes së Serbisë, e cila promovon ideologji të ekstremizmit dhe nacionalizmit.

Kosova dhe Bosnje dhe Hercegovina duhet t’i bashkohen NATO-s me hapa të përshpejtuar dhe, në të njëjtën kohë, Serbia duhet ta marrë dënimin e merituar nëse vazhdon të promovojë ideologji nacionaliste të panserbizmit, qoftë duke futur në listën e zezë individë të saj, qoftë duke e hequr atë nga Partneriteti për Paqe me NATO-n, për fillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…