Panairi i Librit në Tiranë, çmimet që u ndanë dhe “konkurenca” e fortë mes kolegëve

20 nëntor 2019 | 12:19

Është mbyllur të dielën në mbrëmje eventi më i rëndësishëm kulturor i vitit, ‘Panairi i librit 2019’, i cili hapi dyert për publikun shqiptar të mërkurën (13 deri më 17 nëntor).

Të shtunën u zhvillua në Pallatin e Kongreseve ceremonia e ndarjes së çmimeve. Çmimi i parë “Autori më i mirë i vitit” ka shkuar për shkrimtarin Besnik Mustafaj me librin “Dëmtuar rrugës”.

“Jam shumë i nderuar! Dua të falenderoj ideatorët dhe organizatorët. E konsideroj këtë çmim si një vertëtim të vendimit tim për të lënë politikën e për t’iu përkushtuar letërsisë”, u shpreh Mustafaj.

Çmimi ‘Përkthimi më i mirë’ jepet nga anëtari i jurisë Parid Teferici dhe me këtë çmim u vlerësua Korab Hoxha. Me përkthimin e librit me poezi dhe proza të shkurtra të autores Marina Svetajeva.

Çmimi ‘Letërsia e Memories’ jepet nga anëtari i jurisë Agim Baci dhe i është dhënë autorit Lek Tasi.

Çmimi i posaçëm që jepet nga Ambasada Franceze për ‘Përkthimin më të mirë frëng‘ i është dhënë Saverina Pashos me librin e Millan Kunderës, ‘Lehtësia e Padurueshme e Qenies’.

Pallati i Kongreseve dje ishte i tejmbushur me libradashës që herë pas here shtyheshin për të marrë librin e tyre të preferuar. Mesa duket të gjithë e kishin lënë për ditën e fundit. Nuk munguan as incidentet, ku dy të moshuar pësuan gjendje të fikëti.

Risi këtë vit në Panair ishte ish-modelja shqiptare Angela Martini, me librin e saj ‘Dashuri, Shpresë, Dritë’. Nuk mungoi as Blendi Fevziu me librin e tij ‘Tirana e Nonës’, që edhe pse pati shumë kërkesa, mbeti pak në hije nga kolegia e tij Arbana Osmani, me librin ‘Receta për 5 minuta’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton konsumatorët në zonën e…