Panairi i Librit “Tirana 2019” nesër çel dyert
Nesër (e mërkurë, 13 nëntor), në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, hapet edicioni i 22-të i Panairit të Librit “Tirana 2019”, e cila konsiderohet një prej ngjarjeve kulturore më të mëdha në Shqipëri. Në këtë panair të librit do të marrin pjesë qindra botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga vende ballkanike dhe evropiane. Por, sikurse edhe në vitet e mëparshme, organizatorët dhe botuesit janë ankuar për mospërkrahje nga institucionet shtetërore për realizmin e këtij aktiviteti.
Në konferencën për shtyp, kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, risjell në vëmendje mungesën e investimeve edhe nga Bashkia e Tiranës jo vetëm për realizimin e panairit të librit, por edhe për pajisjen e bibliotekave publike me libra të rinj dhe për gjendjen e tyre jo të mirë.
Panairi do të qëndrojë i hapur deri të dielën (17 nëntor).