Panairi i ushqimit në Prishtinë: Nxënësit shijojnë produktet cilësore të kompanisë “LIRI”
17 tetor 2024
| 15:56
Me rastin e 16 Tetorit, Ditës Botërore të Ushqimit, nxënësit e nivelit fillor kl. I-V, PNF “Ganimete Tërbeshi”, në Siqevë të Prishtinës, bashkë me mësueset vizituan Panairin e Ushqimit, i cili po mbahet në sallën 1 Tetori, në Prishtinë.
Ata morën shumë informata rreth ushqimeve të shëndetshme, nga prodhues të ndryshëm ku u ndalën te stenda e kompanisë lidere në vend, LIRI nga Prizreni. Ata kishën mundësinë t’i shijojnë produktet jashtëzakonisht cilësore të kompanisë LIRI.