Panairi i librit në Prizren hapet të martën
14 korrik 2018
| 16:08
Panairi i Librit “Prizreni 2018”, do të hapet zyrtarisht të martën dhe do të zgjasë deri më 22 korrik.
Në edicionin e 10-të të këtij panairi marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Mbrëmjeve do të ketë programe letrare në ambient të hapur në qendër të qytetit, ku do të ftohen autorë të ndryshëm. Panairi hapet në ora 19:30.