Panamaja vendos në xhungël mijëra emigrantë si pasojë e Covid-19
19 prill 2020
| 11:54
Rreth 1.700 migrantë pa dokumente që shkojnë në SH.B.A. janë duke u mbajtur në një kamp xhungle nga autoritetet e Panamasë pasi disa persona janë infektuar nga koronavirusi.
Ata po mbahen në La Penita, afër kufirit kolumbian, në objektet e dizajnuara për të akomoduar rreth 200 njerëz.
“Shtatëmbëdhjetë migrantë janë infektuar me koronavirusin e ri,” thanë autoritetet.
Të infektuarit tashmë janë larguar nga kampi, shkruan Aljazeera.
Në Panama, e cila ka 4,273 raste pozitive, prej të cilave 120 viktima po trajton migrantët në tre pika kufitare të përkohshme, ku qeveria, UNICEF dhe Kryqi i Kuq u sigurojnë atyre ujë, ushqim dhe kujdes mjekësor.