Pandeli Majko: Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut
24 qershor 2020
| 19:33
Ministër i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se drejtësia e Gjykatës së Hagës ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
“UÇK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është ‘shkelje e ligjit’. Është ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!”, ka shkruar Majko.
(M. Q / Epoka e re)