Pandeli Majko: Lufta e Kosovës pati heronjtë e saj, ne e bëmë detyrën tonë
12 qershor 2020
| 19:05
Ish-kryeministri shqiptar gjatë vitit 1999, Pandeli Majko, përmes postimit në “Facebook”, ka uruar ditën e çlirimit të Kosovës, dhe ka falënderuar shtetet përendimore që përherë të parë në histori u bënë bashk në krah të shqiptarëve.
Postimi i plotë i Majkos:
12 Qershori shënon çlirimin e Kosovës. Për herë të parë në historinë kombëtare, Perëndimi u bë bashkë në krah të shqiptarëve. Së bashku me të, fituam një Luftë të Kosovës që u konsiderua “më e rëndësishmja pas Luftës së Dytë Botërore”.
Kjo Luftë pati heronjtë që ranë për lirinë kombëtare. Ne të tjerët, bëmë veç detyrën.
(Në foto me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solanën)