Pandeli Majko në pozicion të mirë për ta fituar mandatin e deputetit në Tiranë
Përderisa po vazhdon numërimi i votave për kandidatët në të gjithë Shqipërinë, ajo që është më së shumti në vëmendjen e opinionit, është Qarku i Tiranë.
Në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ka fituar 18 mandate deputeti.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, deri më tani më e votuara del të jetë Belinda Balluku me 5591 vota e pasuar nga Fatmir Xhafaj me 3246 vota.
Drejt mandatit të sigurt po shkojnë edhe Ornaldo Rakipi dhe Elisa Spiropali me mbi 2000 vota.
Pavarësisht se Rama e kishte vendosur në listë me numër 19, në pozicion të mirë ndodhet edhe Pandeli Majko i cili deri më tani ka siguruar 812 vota.
Me rezultatet aktuale deputetë në Tiranë mund të bëhen edhe ministrat tjerë të qeverisë Rama si Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, apo Mimi Kodheli.
Kujtojmë, kryeministri Edi Rama ka kandiduar për deputetë në Qarkun e Vlorës i cili në bazë të rezultateve aktuale ka siguruar mjaftueshëm vota për t’u bërë deputet.