Pandeli Majko: Privilegj i madh të pranoj titullin ‘Qytetar Nderi’ i Rahovecit
Komuna e Rahovecit i ka ndarë të premten titullin “Qytetar Nderi” i Rahovecit ish-kryeministrit të Shqipërisë, Pandeli Majko.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Majko, i cili ka tha se është privilegj i madh për të, ta pranojë këtë dekoratë nga kryetari Smajl Latifi.
“Është privilegj i madh të pranoj këtë dekoratë nga kryetari z. Smajl Latifi ‘Qytetar Nderi i Rahovecit’ dhe përtej modestisë nuk e di a i kam merituar gjithë ato çka u thanë për mua, kur unë nuk kam bërë asgjë më shumë se çka është dashur të bëja si kryeministër në atë kohë të vështirë lufte”, u shpreh Pandeli Majko.
Kryetari Smajl Latifi tha se duke qenë faktor unifikues në një periudhë të trazuar, Pandeli Majko dha kontribut real për të bashkuar faktorin shqiptar.
E lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte prezentë në këtë ceremoni, ka thënë se Majko ishte kryeministër i luftës që në momentet më vendimtare për Kosovën dha kontribut shumë të çmueshëm