Pandeli Majko: Serbia po e shmang marrëveshjen e Uashingtonit

12 nëntor 2020 | 20:58

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar kundër deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se konfliktet e ngrira mund të shpërthejnë duke aluduar në një konflikt në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm! Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vuciq përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)”, ka shkruar pos tjerash Majko.

Reagimi i plotë i tij:

Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!

Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vuçic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit evropian.

Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i cilësoi si…