Pandemia detyron Heineken të largoj nga puna 8 000 punëtorë

10 shkurt 2021 | 15:27

Birraria e Holandës, Heineken ka raportuar rënie të ndjeshme të fitimeve dhe të ardhurave në vitin 2020, duke njoftuar një rikuperim të ngadaltë nga efektet e pandemisë së koronavirusit në vitin 2021 dhe eliminimin e rreth 8,000 vendeve të punës për të ulur kostot, transmeton Gazeta Express.

Të ardhurat neto të birrarisë së dytë në botë ranë për 12% në vitin pandemik, me rreth 19.7 miliardë euro.

Fitimi operativ u zhyt në 35.6%, apo 2.4 miliardë euro, ndërsa fitimi neto u përgjysmua në 1.1 miliardë euro.

Shitjet e konsoliduara të birrës ranë 8.1%, me ndikimin negativ të kufizimeve të rinovuara të koronavirusit në rezultatet e tremujorit të katërt, veçanërisht në Evropë, ku restorantet u mbyllën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Istogu e ka eliminuar skuadrën e Gjilanit nga gara…