“Pandemia e ardhshme, më vdekjeprurëse”: Ekspertët paralajmërojnë për “sulmin” viral të radhës

06 dhjetor 2021 | 14:50

Pandemintë në të ardhmen mund të jenë më vdekjeprurëse se Covid-19, prandaj edhe leksionet e fituara nuk duhen harruar dhe bota duhet të jetë e përgatitur për sulmin e ardhshëm viral, sipas një prej krijuesve të vaksinës së AstraZeneca-Oxford. 

Koronavirusi ka lënë mbi 5.26 milionë njerëz të vdekur në botë, sipas Universitetit John Hopkins, ka sjellë humbje prej triliona dollarësh në prodhim ekonomik si dhe ka penguar jetesën për miliarda njerëz.

“E vërteta është se pandemia e ardhshme do të jetë më e keqe. Më ngjitëse, më vdekjeprurëse, ose të dyja”- tha Sarah Gilbert, duke shtuar se kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën.

Gilbert, një profesore e virologjisë tek Universiteti i Oksfordit, tha se bota duhet të jetë e përgatitur për virusin e radhës.  “Njohuria që kemi fituar, nuk duhet të humbasë”- tha ajo.  Përpjekja për t’i dhënë fund pandemisë ka qenë e pabarabartë dhe e fragmentuar, me limit në aksesin e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta, ndërkohë që vendet e pasura po marrin doza të treta nxitëse.

Një panel i ekspertëve të shëndetësisë i krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të rishikuar trajtimin e pandemisë, ka bërë thirrje për financim të përhershëm dhe për aftësi më të madhe për të hetuar pandemintë përmes një traktati.

Një propozim fliste për financim të ri prej të paktën 10 miliardë dollarë në vit për përgatitshmërinë ndaj pandemive.  Covid-19 u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019 dhe vaksinat u zhvilluan në kohë rekord.

Gilbert tha se varianti Omicron përmban mutacione që njihet se rrisin transmetueshmërinë. “Ka ndryshime që i bëjnë antitrupat e krijuara nga vaksina apo ato natyrorë, më pak efektiv në parandalimin e Omicron”- tha ajo, duke shtuar se deri sa të shtohen informacionet, duhet të ndërmerren hapa për ta ngadalësuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën i është dhënë lamtumira e fundit Sabit Zejnullahut,…