Pandemia e ka prekur financiarisht edhe Shkurte Fejzën

14 maj 2020 | 12:44

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza, periudhën e pandemisë po e kalon në fshatin e saj të lindjes, Mushtisht.

Bilbili i muzikës popullore në një intervistë në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini thotë se fshati ia ka lehtësuar këtë periudhë të vështirë për të gjithë.

“Nga fillimi i marsit jam izoluar edhe unë duke anuluar shumë mbrëmje e ahengje të tjera që i kam pasur të planifikuara”, tha ajo.

Fejza ka treguar se në Mushtisht është duke qëndruar me bashkëshortin ndërsa fëmijët janë në Prishtinë.  “Pandemia na ka prekur të gjithëve nga ana ekonomike. Secilin në mënyrën e vet. Kosova edhe ashtu ka ekonomi të dobët dhe qytetarët po e vuajnë këtë situatë”, ka deklaruar ajo, duke shtuar  se do të jetë e përpiktë në respektimin e vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Para se gjithash është shëndeti”, tha ndër të tjera Sjkurte Fejza

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të masave shtrënguese të cilat janë marrë dy…