
Pandemia nuk ndalon festat në SHBA (Foto)
03 janar 2021
| 23:25
Me qindra të rinj kanë festuar fundjavën e parë të këtij viti të ri në Majemi, duke mos u shqetësuar aspak nga numri gjithnjë e në rritje i rasteve të reja me koronavirus.
Të rinjtë injoruan të gjitha masat e vendosura nga autoritetet shëndetësore. Vetëm në Florida, në dy ditët e fundit, u raportuan 31 mijë raste të reja me koronavirus.
Megjithatë, këta të rinj nuk janë trembur aspak nga këto shifrave dhe në fotot e publikuara, të gjithë qëndrojnë pa maska, si dhe duke mos respektuar distancën.