Pandemia nxit tregtinë elektronike në Turqi
21 gusht 2020
| 10:15
Pandemia e koronavirusit ka drejtuar konsumatorët turq drejt tregtisë elektronike.
Shitjet online në Turqi janë rritur me 64 për qind në gjysmën e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shifra janar-qershor arritën vlerën e 97.7 miliardë lira, ose 14.2 miliardë dollarë, nga 9.98 miliardë dollarë në gjashtë-mujorin e vitit 2019.
Sipas statistikave 91% e vëllimit të përgjithshëm të tregtisë elektronike përbëhet nga shpenzimet e brendshme në gjashtë muajt e parë të vitit, kundrejt 81% në vitin 2019./ AA