Pandemia s’e ndal Britaninë t’i shtojë investimet në ushtri

19 nëntor 2020 | 08:38

Ndonëse shumë vende janë duke u përballur me mungesë të theksuar fondesh për t’u përballuar me pandeminë e koronavirusit, një zhvillim i fundit në Britani i ka habitur të gjithë.

Kryeministri Johnson deklaroi një ditë më parë se do t’i rezantojë investimet më të mëdha në ushtri, të cilat nuk kanë ndodhur në 30 vjetët e fundit. Këto investime nënkuptojnë 4 miliardë paund më shumë çdo vit, në katër vjetët e ardhshëm.

Paratë do t’i financojnë projektet e mbrojtjes hapësinore dhe kibernetike, agjencinë për inteligjencën artificiale dhe sipas qeverisë do të krijojnë 40 mijë vende të reja pune.

Kryeministri Boris Johnson shtoi se kjo gjë do të ndihmojë dhe në rritjen në influencën globale të Mbretërisë së Bashkuar.

Aktualisht Ministria e Mbrojtjes ka një buxhet 40 miliardë paundë në vit dhe me financimet e reja rritet për 10 % çdo vit. Këto shpenzime ekstra ndodhen dhe në angazhimet e manifestos të vitit 2019 të konservatorëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë të furnizohen me vaksinën kundër…