Pandev: Kosova është reprezentacion cilësor, por ne kualifikohemi
Kosova në mars do të takohet me Maqedoninë Veriore në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve.
Kapiteni i Maqedonisë Veriore, Goran Pandev është optimist se skuadra e tij do të arrijë kualifikimin në Kampionatin Evropian.
“Tani në mars na pret Liga e Kombeve dhe shpresoj që përmes kësaj gare do të gëzojmë Maqedoninë dhe të kualifikohemi në ‘Euro 2020’. Kjo gjeneratë meriton të luaj në ngjarje të madhe. Deri në mars kemi kohë, me rëndësi është të jemi të gatshëm dhe të kompletuar për ato gara. E di se do të kemi mbështetje të madhe nga publiku, ata do të jenë lojtari ynë i 12-të, kurse nga ne varet gjithçka. Kemi mundësi të shkëlqyeshme ta fitojmë Kosovën, megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodh. Edhe ata kanë reprezentacion cilësor, megjithatë kjo gjeneratë do të dëshmojë kualitetin e tij dhe shpresojë se do të kualifikohemi në Evropian”, ka thënë Pandev.