Paneli i ekspertëve në SHBA voton për përdorimin e vaksinës së Pfizerit për Covid-19

11 dhjetor 2020 | 00:26

Paneli këshillues qeveritar i SHBA-së ka dhënë leje për vaksinën për koronavirus të Pfizerit, në një hap të madh drejt një kampanje epike të vaksinimit që më në fund mund ta mposhtë pandeminë, shkruan agjencia AP.

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA (FDA) pritet të ndjekë këtë rekomandim të lëshuar nga ekspertët. Grupi këshillues, ka votuar 17:4 në favor të aprovimit të vaksinës dhe një ka abstenuar. Ka konkluduar se vaksina është e sigurt dhe efikase kundër koronavirus te personat prej 16 vjet e më të vjetër.

Një vendim final nga FDA pritet të merret brenda pak ditëve. Miliona vaksina më pas do të transportohen për të nisë vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë dhe të banorëve në shtëpinë e kujdesit. Vaksinimi i pjesës tjetër të qytetarëve pritet të nisë në pranverë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte rreth orës 22:22 ka ndodhur një tërmet në Kosovë.…