Pangopësia e Imri Ahmetit!
Ismet Hajrullahu
Duke shfletuar shtypin dhe duke lexuar nëpër portale të ndryshme, me tërhoqi vëmendjen një shkrim në portalin Ulpianapress: “Edhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kishte aplikuar për veteran të UÇK-së, pa e parë frontin në sy”.
Unë mund ta kuptoj se në një farë mënyre, ndonjë qytetar që është në gjendje të keqe ekonomike, mundohet të përfitojë nga amullia që është krijuar, për të përfituar titullin ‘Veteran i luftës së UÇK-së’, por nuk mund ta kuptoj kurrë, e aq më shumë të pajtohem me faktin se një kryetar komune të mundohet të përfitoj nga ky status i veteranit të luftës, pa shkrepur edhe një plumb të vetëm kundër okupatorit.
Megjithëse, jam përpjekur nëpërmjet fakteve ta denoncoj Imri Ahmetin për korrupsion, jo vetëm përpara qytetarëve, por edhe përpara Prokurorisë, ndjehem edhe me keq sot, kur shoh që mashtrimi, keqpërdorimi e pangopësia e këtij njeriu, babëzia për të përfituar edhe nga gjaku i atyre të pavdekshmëve dhe atyre që lanë pjesë të trupit nëpër frontet e luftës për çlirimin e Kosovës, nuk paska fund….
Në një shoqëri normale, ku funksionon rendi dhe ligji, një kryetar matrapaz si ky i Lipjanit do të duhej të shkarkohej, sepse për të dhënë dorëheqje kjo lloj ‘specie’ nuk e njeh atë normë.
Imri AHMETI,nëse ende thirresh se je nipi i një patrioti, jep dorëheqje, por nëse ende vazhdon si në kohen e pushtetit Jugosllav, vazhdoje misionin…!
E di, nuk ke frikë nga Ligji, por të bëj thirrje që të kesh frikë nga Zoti!