Panik në Mississippi, piloti kërcënon se do të rrëzojë avionin

03 shtator 2022 | 17:58

Një pilot që po një drejtonte një avion të vogël ka kërcënuar se do të përplasej qëllimisht me një dyqan të  Walmart në Misisipi, tha policia lokale të shtunën, sipas Reuters.

Departamenti i policisë në Tupelo, Mississippi tha se ata ishin njoftuar për situatën. Ata  kishin biseduar me pilotin, dhe thanë se situata ishte në kontroll.

“Me lëvizshmërinë e avionit në atë zonë, rreziku është shumë i madh”, tha policia në një deklaratë në Facebook. Ata shtuan se personat në Walmart dhe një pikë karburanti ishin evakuuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të programit UEFA Football Social Responsibility, Federata e…