Panik në Oslo, me thikë sulmohen kalimtarët
02 maj 2024
| 08:18
Vijojnë të shtohen sulmet ndaj të pafajshmëve në qytete të ndryshme të Evropës.
Pas ngjarjes së rëndë në Londër, ku një person me hanxhar vrau një 14-vjeçar dhe plagosi 3 të tjerë, një incident i ngjashëm është regjistruar në Oslo.
Dy persona mbetën të plagosur, pasi një i ri i armatosur me thikë i sulmoi pa asnjë motiv të qartë.
Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimeve dhe arriti ta arrestojë agresorin në qendër të qytetit, shumë pranë pallatit mbretëror.
Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të pazbardhura, megjithatë autoritetet sigurojnë se nuk bëhet fjalë për terrorizëm.