Panik në Rusi, arinjtë polarë trembin njerëzit
13 shkurt 2019
| 11:21
Një arqipelag i largët rus ka shpallur gjendjen e emergjencës të shtunën që lamë pas një pushtimi nga dhjetëra arinj polarë.
Zyrtarët lokalë thonë se 52 arinj polarë ishin parë mes dhjetorit dhe shkurtit përreth Belushia Guba, një zonë në arqipelagun Novaja Zemlya, në oqeanin arktik. Disa nga kafshët kanë sulmuar njerëz dhe kanë hyrë në godina banimi.