Panik për mungesë të ushqimeve në Kinë – radhë të gjata në dyqane për furnizim

05 nëntor 2021 | 12:59

Një mesazh nga Ministria Kineze e Tregtisë se është e nevojshme të krijohen rezerva ushqimore ka shkaktuar panik tek kinezët.

Mesazhi u kërkon autoriteteve lokale që të sigurojnë se qytetarët e tyre të kenë një “furnizim adekuat” të nevojave themelore këtë dimër. Ai gjithashtu udhëzon këto qeveri të mbajnë çmimet e ushqimeve të qëndrueshme – gjë që ka qenë një shqetësim javët e fundit pasi kushtet ekstreme të motit, mungesat e energjisë dhe kufizimet e koronës kërcënojnë furnizimet.

Por direktiva e së hënës tërhoqi vëmendjen e qytetarëve si kurrë më parë. Pjesërisht, kjo duket të jetë për shkak se përfshin deklarata për nevojën që autoritetet lokale të inkurajojnë familjet që të grumbullojnë “nevojat e përditshme”. Edhe nëse njoftimi nuk ishte i destinuar për një familje mesatare, shumë e perceptuan atë si një paralajmërim personal, shkruan cnn.

Qeveria “as nuk na tha të ruanim mallrat kur shpërtheu epidemia e CoOVID-19 në fillim të vitit 2020”, shkroi një përdorues i Weibo në fillim të kësaj jave.

Situata është përshkallëzuar që atëherë. Një video, e publikuar në Weibou shtetëror nga China News Weekly, tregon radhë të gjata blerësish në Changzhou, një qytet në provincën Jiangsu. Karrocat e tyre janë plot me produkte dhe furnizime të tjera, ndërsa raftet e dyqaneve janë bosh.

Ushqimi është një çështje shumë e ndjeshme në Kinë. Uria e Madhe e Kinës gjatë viteve 1950 dhe 1960 çoi në vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve.

Tragjedia ka mbetur në kujtesën e gjallë të shumë njerëzve në vend. Dhe ndërkohë që ekonomia e Kinës ka pësuar një transformim dramatik që nga ajo kohë, shqetësimet për sigurinë ushqimore vazhdojnë ende: qeveria, për shembull, zbuloi së fundmi një “plan veprimi” që inkurajon njerëzit të mos porosisin më shumë ushqim sesa kanë nevojë dhe të raportojnë ushqime të kota në restorante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriola Marashi vazhdon të mbajë epitetin e njëres nga femrave…