Pantina: Do të investojmë në shkolla profesionale që lidhen me tregun e punës
22 shtator 2019
| 23:58
Kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së Shqipe Pantina, është takuar me banorët e fshatit Vranidoll të Komunës së Prishtinës.
Në këtë aktivitet në kuadër të para fushatës, Pantina u zotua para të pranishëmve se do ta rrisin cilësinë në arsim, duke thënë se edukimi do të fillojë qysh në moshë të re me rritjen e numrit të çerdheve në të gjitha komunat e vendit.“Kjo përveç që ndihmon fëmijët të kenë qasje në edukim në moshë të hershme, ndihmon edhe nënat të ndjekin karrieren ose kenë hapësirë për vete”, u shpreh ajo, para dhjetëra banorëve të këtij fshati.
Po ashtu, Pantina tha se do të ketë investime në shkolla profesionale që lidhen me tregun e punës në mënyrë që të rinjtë pas shkollimit të mund të sigurojnë vende pune.