Pantina: E palogjikshme që kirurgu të paguhet 700 euro, kurse anëtari i bordeve mbi 1000 euro

01 mars 2018 | 12:57

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e ka quajtur të palogjikshme që në Kosovë një kirurg paguhet 700 euro në muaj, i cili punon 40 orë në javë dhe shpëton jetët e qytetarëve, kurse një anëtar i bordit që mbanë 12 mbledhje në vit paguhet mbi 1000 euro.

“Është e palogjikshme që një kirurg të paguhet 700 euro, dhe një anëtar bordi për një mbledhje në muaj të paguhet mbi 1000 euro”, ka deklaruar Pantina, raporton “Epoka e re”.

Deputetja Pantina i ka bërë thirrje Kuvendit dhe Qeverisë që t’i ndalojë mëditjet për udhëtimet jashtë shtetit.

“Për ta përgatitur një ligj deputetët preferojnë të kenë vizitë studimore për shkak të mëditjeve. Apeloj që të ndalen mëditjet për punëtori, sepse është e pakuptimtë të shkohet në Durrës për ta hartuar një ligj. Ne kemi hapësira dhe salla shumë të mira edhe në Kuvend për ta bërë një gjë të tillë”, është shprehur Pantina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan është kualifikuar në finale të Kupës, kurse portieri…