Pantina e quan Sveçlën kryepolic: Arrestoi shokët e vet me të cilët dikur rrotullonte xhipat e EULEX-it
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), Shqipe Pantina, ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve kryesorë të PSD-së pas një aksioni të realizuar para pallatit të ish – “Rilindjes”, kundër takës prej 5 eurosh për regjistrimin e veturave.
Me këtë rast, Pantina e ka kritikuar ashpër ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, duke thënë se ai sot ka arrestuar brutalisht shokët me të cilët dikur i rrotullonte xhipat e EULEX-it.
Madje, ajo ka thënë se Sveçla veprimet e mëhershme i ka bërë për pushtet dhe jo për shtet.
“Xhelal ministër kryepolici sot brutalisht arreston shokët me të cilët dikur i rrotullonte xhipat e EULEX-it. Nuk e paska pasur për shtet, por veç për pak pushtet! #Marre”, ka shkruar Pantina në llogarinë e vet në “Facebook”.