Pantina: Korrupsioni është i pranishëm në të gjitha sferat e jetës
Deputetja e Grupit të Pavarur të Deputetëve (GDP), Shqipe Pantina, gjatë debatit parlamentar në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave, ka thënë se korrupsioni është i pranishëm në çdo sferë të jetës tonë.
Ajo si inicuese e këtij debati ka thënë se është e domosdoshme që institucionet të ndërmarrin veprime për ta plotësuar kushtin e fundit për liberalizimin e vizave, që sipas saj është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
“Po të ishte korrupsioni kriter moti do të kishim liberalizimin, por kusht është luftimi i korrupsionit. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në BE, për shkak se Kosova ende i nënshtrohet regjimit të vizave. Pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit më 21 mars të këtij viti, pa dashur të thellohemi sa e dëmshme ishte kjo marrëveshje, kushti i vetëm i paplotësuar për liberalizim të vizave mbetet luftimi i krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Pantina.
/Epoka e re/