Pantina: Nuk ka marrëveshje të dëmshme me NATO-n
20 maj 2021
| 15:36
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate (PSD), Shqipe Pantina, ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti se marrëveshja me NATO-në është e dëmshme dhe se nuk është në interes të qytetarëve.
Ajo ka thënë se nuk ka marrëveshje të dëmshme me NATO-n, madje ajo i ka sugjeruar Kurtit të mos bëjë shaka.
“Nuk ka marrëveshje të dëmshme me NATO-n. Mos boni hajgare se mandej mundet me ardhur era, ama jo era shtet!”, ka shkruar Pantina në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kurti: Marrëveshja me NATO-n për mosdërgimin e FSK-së në veri e dëmshme